Cilësia e arsimit profesional – Ndërhyrje në 9 shkolla. Financat japin 44.3 mln lekë për hartimin e projekteve
9 shkolla të arsimit profesional do t’i nënshtrohen rikonstruksionit apo të plotësohen me pajisje laboratorike, me qëllim përmirësimin e mësimdhënies. Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka hapur një tender me vlerë 44.3 mln lekë, që ka si objekt hartimin e projekt-preventivave për rikonstruksionin e këtyre shkollave.
Dokumentet e tenderit shoqëroren edhe me raportet teknike të secilës prej tyre, ku bëhet një paraqitje e situatës aktuale e klasave dhe laboratorëve si dhe nevojat që ka secila prej tyre për ndërhyrje.
“Ali Myftiu” dhe Sali Ceka në Elbasan, shkolla teknike-ekonomike në Tiranë, por edhe disa shkolla në Berat, Gjirokastër, Kavajë apo cërrik janë disa prej institucioneve arsimore profesionale ku pritet të ndërhyhet. Problematikat e secilës prej tyre variojnë, duke filluar nga infrastruktura e klasave, mungesa e kapaciteteve apo edhe laboratorëve, që do të rrisnin standardet në mësimdhënie.
Kjo, në një kohë kur praktika në këtë shkollim është tejet e e rëndësishme, ndonëse ka patur kritika të vazhdueshme së nxënësit e këtyre shkollave nuk arrijnë të marrin njohuritë e duhura për shkak të mungesës së kësaj të fundit.
Arsimi profesional ishte një nga prioritete e qeverisë Rama 1, duke synuara futjen e sistemit dual gjerman, ku 50% e mësimit të ishte teori dhe 50% praktikë, por ky objektiv nuk arrit. Një nga arsyet është fakti se në mungesë të incentivave fiskale, që do i jepni një shtysë, bizneset janë pak të interesuar për të pranuar nxënësit e këtyre shkollave si praktikantë.
Ola Mitre/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.