Cilët janë 3 sektorët më tërheqës për investime? – BB orienton investitorët drejt turizmit. Ibrahimaj: Potencial për resorte të mëdha!

Banka Botërore ka identifikuar tre sektorë kryesorë në vendin tonë të cilat janë më tërheqës për investitorët për t’i zhvilluar më tej dhe për të krijuar vende pune. Raporti i Bankës Botërore dhe IFC i publikuar së funfmi nxjerr në pah se turzimi, agrobiznesi dhe industria e pjesëve të këmbimit për automjete janë sektorët më me potencial.
Për Bankën Botërore rëndësi themelore ka krijimi vendeve të punës për të rinjtë dhe frenimi i emigracionit. Pjesëmarrëse në aktivitet, Ministrja e Financave Delina theksoi se sektorët e identifikuar kanë potenciale zhvillimi dhe janë të hapur për qasje të reja inovative nga ana e sipërmarrjeve.
“Turizmi, Automobilistika dhe Agropërpunim kanë dhe vazhdojnë të tregojnë potencialin e tyre për zhvillim dhe kontribut në rritjen e qëndrueshme të ekonomisë së vendit. Krahasuar me vendet e tjera të rajonit, Shqipëria ofron një inventar të mirë akomodimi në zonën bregdetare dhe po bën shumë përpjekje për të miratuar vazhdimisht këtë strategji sektoriale duke ofruar më shumë mbështetje për ndërtimin e resorteve dhe kapaciteteve të mëdha, për t’i lënë hapësirë përmirësimi i strukturave ekzistuese dhe ndërtimi i hoteleve “Boutique”, u shpreh Ibrahimaj.
Raporti Bankës Botërore dhe IFC ofron një pasqyrë të perspektivës së ekonomisë së Shqipërisë, duke theksuar ndikimin shkatërrues të pandemisë. Si dhe evidenton rëndësinë e gjetjes së rrugëve të reja për zhvillimin e sektorit privat në fushat më me potencial në Shqipëri.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.