Cilit vend ju deshën më shumë ushqime, pije dhe duhan gjatë 2021? Ja ç’tregojnë shifrat
Eksportet dhe importet e Shqipërisë me vendet e tjera po rimëkëmben pas gjithë vështirësive që shkaktoi pandemia, ku për të parandaluar përhapjen e virusit shkëmbimet u bënë më të vështira.
Importet e mallrave kanë pësuar një rritje të ndjeshme krahasuar me një vit më parë.
Referuar të dhënave të publikuara nga INSTAT në qershor 2021 janë importuar 67.1 miliard lekë mallra, 15 miliardë lekë më shumë se në qershor të 2020.
Importet e ushqimeve ,pijeve dhe duhanit janë grupi i mallrave që përbën vlerën më të madhe me 6.2 miliardë lekë, me 2.4 miliardë lekë më shumë se në qershor të 2020.
Në rang 6 mujori importet e këtij grupi mallrash arrijnë vlerën 57.7 miliardë lekë, që është tregues i një rritjeje të ndjeshme të importeve krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ku janë importuar 3.8 miliardë lekë më pak mallra.
Po ashtu eksportet tregojnë një tendencë rritëse. Në qershor të 2021 janë eksportuar nga Shqipëria drejt vendeve të tjera 4.5 miliardë lekë ushqime,pije dhe duhan, 900 milionë më shumë se në qershor 2020.
Gjatë periudhës janar-qershor 2021 eksportet e ushqimeve ,pijeve dhe duhanit kanë arritur shifrën 21.3 miliardë lekë, duke pësuar një rritje me 2.8 miliardë lekë krahasuar me të dhënat e të njëjtës periudhë të 2020.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.