Çmimet për shërbimet dentare, Konkurrenca pezullon vendimin. Nëse e aplikojnë, gjobë 10 % të xhiros për Urdhërin, 5 mln lekë për individët
Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur pezullimin e menjëhershëm të zbatimit të Vendimit të Asamblesë Kombëtare të Urdhrit të Stomatologut, “Për miratimin e listës së çmimeve dysheme për shërbimin stomatologjik”, pasi bie në kundërshtim me dispozitat e ligjit “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”.
Në rast se ky vendim nuk do të zbatohet, atëhere Urdhëri i Stomatologut do të ndëshkohet me gjobë deri në 10 % të xhiros vjetore për shkelje të rëndë të konkurrencës. Po ashtu, edhe individët që do të zbatojnë këtë vendim, gjobiten në masën deri 5 milionë lekë.
Urdhri i Stomatologut ka vendosur aplikimin e çmimeve dysheme për një sërë shërbimesh që ofrohen në klinikat dentare, ndërkohë që referuar listës së publikuar vihet re një rritje e tyre në krahasim me çmimet që aktualisht aplikohen, ndonëse këto të fundit variojnë sipas klinikës ku jepet shërbimi.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.