Çmimi Nobel i Mjekësisë i jepet dy studiuesve të kancerit të imunoterapisë në vitin 2018

Çmimi Nobel i Mjekësisë i jepet dy studiuesve të sëmundjes së kancerit të imunoterapisë në vitin 2018 Çmimi Nobel në Fiziologji ose Mjekësi iu dha të hënën për James P. Allison të Shteteve të Bashkuara dhe Tasuku Honjo të Japonisë për punën e tyre në arritjet e gjetura për sistemin imunitar të trupit për të sulmuar kancerin. Përpara zbulimeve të Dr. Allison dhe Dr. Honjo, trajtimi i kancerit përbëhej nga kirurgjia, rrezatimi, kimioterapia dhe trajtimet hormonale.
Një deklaratë e Komitetit Nobel përshëndeti arritjet e tyre si vendosjen e “një parimi krejtësisht të ri për terapinë e kancerit”. Ilaçi i zbuluar do të frenojë pikat e kontrollit të cilat janë bërë të njohur për shumë pacientë. Ato u miratuan nga ipilimumab (emri i markës yervoy), nivolumab (opdivo) dhe pembrolizumab (keytruda).
Përpjekjet e mëparshme të studiuesve të tjerë për të rekrutuar sistemin imunitar për të luftuar kancerin nganjëherë kanë funksionuar, por në të shumtën e rasteve kanë dështuar.Dr. Allison dhe Dr. Honjo arritën aty ku të tjerët kishin dështuar duke e deshifruar saktësisht bashkëveprim e qelizave duke zbuluar metoda të sakta për të kontrolluar sistemin imunitar.
Disa nga zbulimet e mëparshme si frenuesit e checkpoint nuk japin efekte tek të gjithë sëmundjet e kancerit, por vetëm në një gamë të kufizuar të tyre. Shpeshherë këto frenues mund të kenë efekte anësore të rënda si dhe janë të shtrenjta, duke kapur shifra deri në 100,000 dollarë në vit.
Por qasja, e njohur si imunoterapia, është bërë një shtyllë e trajtimit për një numër të llojeve të kancerit dhe një hulumtim i madh është duke u zhvilluar – përfshirë punën e Dr. Allison dhe Dr. Honjo – për të gjetur mënyrat më të mira të kombinimit të pikave të kontrollit frenuesit me njëri-tjetrin dhe me trajtime standarde për të ndihmuar më shumë pacientë.
Frenuesit e pikave të kontrollit të hedhur në treg së fundmi përdoren për kanceret e mushkërive, veshkave, fshikëzës, kokës dhe qafës; për kancerin agresiv të kancerit të lëkurës; dhe për limfomën Hodgkin si dhe llojeve të tjera të kancerëve.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.