“Credins Bank” kujton të moshuarit – Shtron drekë për festën e Bajramit
Festa e Fitër Bajramit mbërriti ndryshe tek banorët e Shtëpisë së të Moshuarve Tiranë. Credins Bank kujtoi moshën e tretë me një vakt të plotë, duke bërë që të kalonin një festë ndryshe, me harmoni dhe të gjithë bashkë, ashtu sikurse kalon çdo familje normale.
Të moshuarit shfaqin hapur gëzimin në sy dhe urojnë njëzërazi të gjithë besimtarët myslimanë. Në Shtëpinë e të Moshuarve në Tiranë jetojnë 50 banorë dhe muret e godinës “thërrasin” për vëmendjen e të gjithëve ne. Credins Bank i dëgjoi ata.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.