Credins, paketë për studentët Barxhani: 0% komisione, sportel pranë Universitetit të Durrësit
Në prag të nisjes së vitit të ri akademik Credins Bank vjen me Paketën e Studentit, duke ofruar kushte preferenciale përgjatë gjithë ciklit të studimeve. Kjo paketë vjen në mbështetje të të gjithë studentëve, duke mundësuar ndër të tjera, 0% komisione.
Si pjesë e paketës, studentët mund të pajisjen edhe me një kartë debiti visa.
Ndërkaq, për të lehtësuar në maksimum procedurat për hapjen e llogarisë, studentët e Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, nuk kanë nevojë të shkojnë pranë sporteleve të bankës, pasi është banka që ka shkuar pranë tyre përmes njësisë së saj lëvizëse.
Përfaqësuesit e universitetit të Durrësit vlerësojnë lehtësitë e krijuara për studentët, ndërsa theksojnë se kjo nuk është hera e parë që Credins Bank mbështet procesin akademik.
Ola Mitre / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.