Daniel Guçe në ‘Argument’: S’ka bashkëpunim mes universitetit, sektorit publik dhe sektorit privat
I ftuar në studio për të folur mbi sfidat që Shqipëria ka në fushën e inovacionit, Daniel Guçe nga SME Albania është shprehur se inovacioni ndihmon për vazhdueshmërinë e sipërmarrjes, pra është i domosdoshëm në një ekonomi tregu, sepse inovacioni bën diferencën. Më tej ai ka shtuar se në ekosistemin e inovacionit, ka shumë variacione të ndryshme. “Fjala që bie Shqipëria është shumë mirë e renditur në transmetimin e kanaleve në HD, por çalon në shumë fusha të tjera. Ky staniacion i inovacionit shqiptar rrjedhon dhe nga mosbashkëpunimi midis terrenit akademik, sektorit publik dhe atij privat.”, ka thënë ai. SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.