Debate për ligjin e PPP-ve – Hiqet oferta e pakërkuar, PD: Deri në korrik do vazhdoni të vidhni
Prezantimi i projektligjit ”Per partneritetin publik-privat” u shoqërua me debate në lidhje me hyrjen në fuqi të ligjit të ri, i cili ndalon ofertat e pakërkuara në sektorin infrastrukturor. Deputeti i PD Agron Shehaj, hodhi akuza se deri në 1 korrik do të vijojë të vidhet përmes kontratës për aksin Orikum-Dukat, ndërsa kërkoi përjashtimin e kompanive të regjistruara në parajsa fiskale nga koncesionet.
Ndërkaq, deputeti Endri Hasa kërkoi që ndryshimet të jenë në fuqi per çdo koncesion dhe jo vetëm për rrugët, ndërsa Florjon Mima deklaroi se këto ndryshime nuk kanë asnjë vlerë për sa kohë parashikohet të ngrihet Korporata Shqiptare e Investimeve.
Komisioni miratoi në parim projektligjin, ndërkohë që debate priten edhe gjatë diskutimit nen për nen.
Ola Mitre/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.