Defekti bllokon Drejtorinë e Transportit Rrugor në Fushë-Prezë! Njoftimi: Për shërbimet e automjeteve drejtohuni në Kashar!
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor njofton se ka pezulluar ofrimin e shërbimeve në zyrën e saj në Fushë-Prezë.
Referuar njoftimit zyrtar, pezullimi i përkohshëm vjen për shkak të një defekti teknik nga Albtelecom.
“Po punojmë që situata të normalizohet për ofrimin e shërbimit. Ndërkohë të gjithë qytetarët mund t’i drejtohen DRSHTRR Tiranë në Kashar, për shërbimet e nevojshme” njofton DPSHTRR.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.