Deklarimi i ndryshimit të ortakut në QKB, gjobë 50 – 100 mijë lekë pas 25 gushtit!
Pas 15 ditësh kalendarike, të gjitha bizneset që do të kenë ndryshime të ortakëve apo strukturës së ortakërisë do të duhet të deklarojnë ndryshimin brenda 30 ditësh nga ngjarja faktike.
Vendimi është bërë publik në Fletoren Zyrtare dhe do të hyjë në fuqi duke filluar që nga data 25 korrik.
Siç e parashikon ligji, çdo subjekt biznesi i cili nuk do të deklarojë ndryshimet në ortakëri brenda këtij afati të përcaktuar, do të dënohen me gjobë 50 – 100 mijë lekë.
Ky ndryshim ligjor vjen në kuadër të një sërë ndryshimesh që Ministria e Financave ka propozuar në Kuvend për parandalimin e pastrimit të parave. Ndryshimet reflektojnë rekomandimet e dhëna nga Komiteti MONEYVAL i Këshillit të Europës.
Jenida Vladi/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.