Del në shitje TEC-i i Korçës – Ankandi zhvillohet më 12 mars pranë Ministrisë së Financave
Termocentrali i Korçës është nxjerrë në shitje nga shoqëria Petrol Alba sh.a. Kjo e fundit ka njoftuar se ankandi për shitjen e këtij objekti do të zhvillohet më 12 mars 2019 pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.
Vlera fillestare e ankandit është përcaktuar 31.921.370 lekë, ndërsa afati i fundit për dorëzimin e kërkesave për pjesëmarrje është data 12 mars. Sa i takon dokumentet standarde të ankandit, ato përfshijnë:
- Formularin e njoftimit
- Kërkesën për pjesëmarrje
- Formularin e ofertës
- Ftesën për ofertë
- Formularin e njoftimit të fituesit
- Formularin e publikimit të njoftimit të fituesit
- Procesverbalin e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave
Ndërkohë, kjo shoqëri ka nxjerrë po ashtu në shitje edhe dy objekte të tjera. Bëhet fjalë për sh-depon e shpërndarjes së karburantit në Pogradec, vlera fillestare e së cilës është 27,741,178.45 lekë, si dhe nyjën e ngarkimit të boteve të ish-Depos së shpërndarjes së karburantit po në Pogradec me vlerë fillestare 5 428 396 lekë.
Ankandi për këto objekte do të zhvillohet po pranë MFE-së më datë 13 mars në orën 10:00.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.