Demontohen municionet e fundit, Xhaçka: Kontratë me një kompani të huaj në Mjekës
Uzina e Lëndëve Plasëse në Mjekës të Elbasanit sapo ka përfunduar demontimin e municioneve të fundit.
Por, sipas Ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, aktiviteti kësaj uzine sapo ka filluar, pasi së shpejti pritet të rivihet në punë falë një kontrate me një kompani e cila është lider në Europë për prodhimin e armëve dhe të municioneve.
Sipas Ministrisë investimi do të kalojë 20 milionë eurot, ndërkohë që pritet të punësojë rreth 150 persona.
Ministria e Mbrojtjes është në diskutime konkrete me shumë kompani të cilat janë pjesë e vendeve të NATO-s, për rivitalizimin e ndërmarrjeve të prodhimit dhe të demontimit të municioneve në gjithë territorin.
Lorenc Rabeta/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.