Dështimi i startup-eve/Mungon eksperienca apo pasioni?

Sipas një studimi të Harvard Business Review, 60% e startup-eve të reja dështojnë për shkak të problemeve me ekipin.Një përgjigje e zakonshme e dëgjuar, është se eksperienca e fillimit dhe njohja e produktit parashikojnë suksesin e një sipërmarrjeje të re. Rezultatet tregojnë se nuk mjafton për ta bërë një ekip të lulëzojë.
Eksperienca i ndihmon njerëzit të identifikojnë mundësitë e mira dhe është e lidhur pozitivisht me efektivitetin e ekipit, por një skuadër startup-i gjithashtu ka nevojë për aftësi “të buta” për të lulëzuar me të vërtetë. Në mënyrë të veçantë, studimi tregon se pasioni i përbashkët sipërmarrës dhe vizioni i përbashkët strategjik janë të nevojshme për të arritur në performancën e ekipit superior, siç vlerësohet nga investitorët e jashtëm të sipërmarrjeve.
Nga startup-et që janë marrë në studim, grupi që ka raportuar nivel të lartë të përvojës së mëparshme, por nivel të ulët të pasionit dhe vizionit kolektiv, tregoi performancë të dobët të ekipit kur arriti tek risitë në produktet dhe shërbimet, kënaqësinë e konsumatorëve, kontrollin e kostos dhe rritjen e pritshme të shitjeve.
Nga ana tjetër, grupi i ekipeve që nuk dallonte për eksperiencë më të madhe të mëparshme, por nivel të lartë të pasionit dhe vizionit kolektiv, demonstruan performancë dukshëm më të fortë.
Sipas publikimit, përvoja më e madhe ekipore çon vetëm në performancë më të mirë nëse anëtarët e ekipit ndajnë një vizion strategjik për kompaninë. Kështu, kur anëtarët e ekipit nuk pajtohen për strategjinë e ardhshme të firmës, njohuritë dhe aftësitë që ata kanë, do të kontribuojnë vetëm pak në performancën e ekipit.
Burimi: Business Harvard Review
J.V/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.