Detajet e aktit normativ për maskat në publik/ Policia e Shtetit dhe ajo Bashkiake vendosin gjobat, mbledhja nga OSHEE
Nga dita e sotme, mbajtja e maskave do të jetë e detyrueshme në ambientet publike. Akti Normativ është publikuar në Fletoren Zyrtare dhe parashikon se mospërdorimi i barrierës mbrojtëse (maskës) nga individët jashtë shtëpisë dënohet me gjobë në masën 3 000 (tre mijë) lekë dhe në rast përsëritjeje, në masën 5 000 (pesë mijë) lekë.
Të drejtën e dhënies së masës administrative për mospërdorimin e barrierës mbrojtëse (maskës) e ka Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake, sipas modelit të gjobës të miratuar prej tyre.
Ekzekutimi i masës administrative do të kryhet nëpërmjet Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike,duke u bërë pjesë e faturave të energjisë elektrike.
Mënyra e ekzekutimit të masës administrative nëpërmjet Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike përcaktohet me udhëzim të përbashkët të ministrit përgjegjës për energjinë, ministrit përgjegjës për financat dhe ministrit përgjegjëspër shëndetësinë.
Vendimi përcakton gjithashtu se do të jetë Instituti i Shëndetit Publik ai që nxjerr udhëzimin përkatës për mënyrën e përdorimit të barrierës mbrojtëse (maskës) jashtë shtëpisë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.