Diskutimi në “Argument” – Albin Kurti kryeministër dhe platforma e tij qeverisëse, çfarë pritet të ndodhë
Në emisionin e sotëm të “Argument” është folur për ngjarjen kryesore të ditës që përfshiu shtetin e Kosovës ku u votua qeveria e re, me kryeministër Albin Kurti, ndërsa Vjosa Osmani u zgjodh kryeparlamentarja e re, si e para grua në këtë post.
66 deputetë miratuan me një përgjigje pozitive për këtë marrëveshje, ndërsa 10 të tjerë abstenuan, teksa opozita kishte ikur nga seanca.
Z.Kurti prezantoi gjithashtu edhe programin e tij qeverisës të dakordësuar me LDK-në, ku shihen qartë parimet e reja ekonomike, që pritet të krijojën shumë pikëpyetje për mënyrën se si do të vihen në zbatim.
Të ftuar për të folur rreth kësaj teme ndodhen në studio Ben Andoni dhe Rezart Prifti.
Ben Andoni, gazetar me shumë vite eksperiencë, mendon se qeveria Kurti nuk do zgjasë deri në fund tëmandatit 4 vejçar, për shkak të mënyrës si është ndërtuar:
“Për momentin është qeveri në stabilitet, po për mënyrën si është ngjizur nuk do jetë një mandate i lehtë qeverisës. Unë nuk mendoj se do ta kapin 4 vitëshin, duke parë mënyrën se si funksionon LDK-ja, por edhe Vetëvendosja. Nga ana tjetër kemi të bëjmë me dy parti që janë me ideale krejt të kundërta dhe eksperienca e pakët e Vetëvendosjes në qeveri, do të ndikojnë të gjitha. Kosova ka një perceptim tashmë për Vetëvendosjen, pasi kjo forcë drejton Prizrenin dhe Prishtinën. Punët komunale në Prizren lënë për të dëshiruar, gjithashtu edhe në Prishtinë. Prandaj, edhe fytyra e këtyre dy komunave tregon realitetin në terren të Vetëvendosjes. Z.Kurti ka një punë të vështirë përpara, pasi ai duhet të dijë ta implementojë ideologjinë e tij.”
Nga krahu tjetër, pedagogu Rezart Prifti e ndau mendimin e tij për Albin Kurtin si simbol, duke u shprehur se ai transmeton shpresë, por kishte mjaft kritika për platformën qeverisëse:
“Dua t’i uroj suksese qeverisë së Kosovës. Më mirë një qeveri gjys-për gjys se sa pa asnjë. Dua ta ndaj simbolin Abin Kurti, nga platforma ekonomike e Vetëvendosje. Albini si simbol dha një valë shprese edhe në Kosovë edhe në Shqipëri. Prej disa dekadash nuk kishte ndodhur një ndryshim i tillë, që të vinte një djalë i ri edhe një parti në pushtet pa pasur vite të tëra në qeveri. Albini është paragjykuar shumë nga Tirana në atë çfarë ai simbolizonte. Filluan ta akuzonin Albinin si komunist, ndërkohë që veten e shisnin si liberalë, gjë e cila nuk është aspak e drejtë.
Ndërkohë, tek platforma mu kujtuan tre gjëra teksa e dëgjoja më shuëm vëmendje. E para pamfletet e Antonio Gramshit. Platforma Kurti është njësoj si qeveritarët tanë para 15 viteve, ku merret një titull dhe shtjellohet. I gjithi programi ishte i mbushur me fjali për çdo gjë të mundshme, por kjo është një metodë e gabuar. Nëse ti i hyn çdo gjëje duke e shtjelluar, atëherë nuk rregullon asgjë. Lexova 35 faqe dhe kishte zero analizë, vetëm fjali, më falni për shprehjen, komunistësh. Unë ngre dyshimet e mia për një qeveri të tillë, ku flasin për një ekonomi që duhet studiuar, ndërkohë që kjo duhej të ishte bërë kohë më parë.”
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.