Dokumenti Politik i Prioriteteve, Rama: Policia ka sekuestruar 35 milionë euro nga krimi për 2017
Sulmet ndaj policisë së shtetit janë të pa baza për këto katër vite sipas kryeministrit Edi Rama, pasi kjo e fundit flet me shifra.
Pa u mbyllur ende tetori i vitit 2017 policia ka sekuestruar 35 milionë euro, ndërkohë që një vit më parë janë sekuestruar parat të krimit në vlerën e 47 milionë euro. Shifra këto që janë shumë larg atyre të raportuar për vitin 2013.
“Policia është baltosur, akuzuar, sakatuar me fjalë pa pushim. Ka ndodhur shumë gjëra, por po ju them një; deri tani pa mbaruar muaji tetor, Policia e Shtetit ka sekuestruar nga duart e rrjeteve kriminale 35 milion euro.
Gjatë takimit Ministri i Punëve të Brendshme Fatmir Xhafaj ëshët shprehur se Vettingu në polici është i nevojshëm për të pastruar radhët e policisë nga kriminelët të cilët kanë bërë që qytetarët të humbasin besimin tek uniformat blu.
“Të punosh për të ruajtur jetën dhe pasurinë e qytetarëve të vendit tënd është një punë e vështirë, e cila shkon deri në sakrifikimin e jetës. Nëse dikush nuk e shikon kështu, por si mjetin për interesa të paligjshme apo më keq, për interesa kriminale është më mirë të largohet nga kjo organizatë. Unë i kam mëshuar fort Vettingut në polici. Ky proces synon të pastrojë njerëzit nga policët e korruptuar. Jam shumë i gëzuar që ky projekt ka marrë mbështetje të gjerë nga vetë policia. Procesi i Vettingut synon të promovojë dhe të nxjerrë në dritë të gjithë ata djem dhe vajza, burra dhe gra të ndershëm. Ne do të mbështesim me këtë grup profesionistësh për të rikonfirmuar besimin e qytetarëve tek policia e shtetit, besim i cili është lëkundur nga ngjarjet e muajve të fundit”.
Gjatë takimit të zhvilluar nga Kryeministri me punonjës të policisë në Ministrinë e Brendshme është prezantuar Dokumenti Politik i Prioriteteve me 10 objektiva kyçe. Ndër të tjera Rama ka njoftuar se do të propozojë në qeveri që çdo person që bashkëpunon për të kapur kriminelët në vend të paguhet. Ndërsa nga nëntori do të jenë ekspertë të FBI-së që do të bashkëpunojnë me policinë shqiptare për të luftuar krimin në vend.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.