DPT takim me ATK-në – Në fokus, bashkëpunimi dhe shkëmbimi i përvojave mes dy institucioneve
Bashkëpunimi dhe shkëmbimi i përvojave mes Administratave Tatimore të Shqipërisë e Kosovës ishte në fokus të takimit të zëvendësdrejtorit të Përgjithshme të Tatimeve Xhavit Çuçi me delegacionin e nivelit të lartë të kryesuar nga Ilir Murtezaj.
Gjatë fjalës së tij, Çuri bëri një prezantim të ecurisë së punës së Administratës Tatimore, ndërsa u ndal kryesisht edhe të reformat e ndërmarrë për zbatimin e praktikave më të mira ndërkombëtare. Nga ana tjetër, Murtezai i cilësoi mjaft të mira raportet mes dy administratave.
Bazuar edhe në marrëveshjen e bashkëpunimit ndërinstitucional, të dyja administratat tatimore janë duke vijuar punën për vlerësimin e nevojave për trajnime të përbashkëta, çka do të ndihmonte në rritjen e kapaciteteve profesionale të burimeve njerëzore.
Gjatë vizitës, drejtuesit e ATK-së patën mundësi të vizitonin mjediset e Qendrës së Thirrjeve, si dhe ato të Drejtorisë së Shërbimit të Tatimpaguesve Tiranë, ku u njohën me mënyrën sesi po informohen dhe asistohen tatimpaguesit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.