Draft paralel për koncesionet/Propozimet në Kuvend, Nika: Oferta e pakërkuar të hiqet për çdo projekt
Teksa Komisioni parlamentar i Veprimtarive Prodhuese ka nisur diskutimet për ndryshimet në ligjin “Për koncesionet dhe partneritetit publik privat”, si propozime të Ministrisë së Financave, një draft paralel ka mbërritur në Kuvend nga shoqëria civile.
Nisur nga eksperienca të dështuara në shumë vende të botës, drafti ndër të tjera kërkon heqjen e ofertës së pakërkuar, jo vetëm për projektet infrastrukturore, por për çdo projekt tjetër, përfshirë dhe hidrocentralet.
Ndërkaq, përveç ndryshimeve në këtë ligj, analiza e detajuar në ligjet dhe të gjithë aktet nënligjore që rregullojnë fushën e koncesioneve në vend, dikton
Përfaqësuesit e shoqërisë civile kërkojnë që ndryshimet e propozuara të merren në konsideratë nga komisioni i Veprimtarive Prodhuese, duke kërkuar edhe një dëgjesë ku ata të parashtrojnë argumentet e tyre.
Ola Mitre/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.