Dritare informuese për biznesin – Publikohet faqja e Komitetit Kombëtar të Lehtësimit të Tregtisë

I gjithë komunitetit i biznesit në Shqipëri tashmë do të ketë një dritare të re online për t’u informuar për çdo mundësi, ndryshim, nismë të qeverisë shqiptare që prek drejtpërdrejt sipërmarrësit. Nëpërmjet faqes online “Komiteti Kombëtar i Lehtësimit të Tregtisë” (linku ketu) çdo biznes mund të njihet me minimizimin e barrierave tregtare që ekzistojnë kryesisht me vendet anëtare në BE dhe CEFTA.
Kjo strukturë e re është krijuar në përputhje me detyrimet ndërkombëtare që rrjedhin nga Marrëveshja më e fundit e OBT mbi Lehtësimin e Tregtisë, nga ana tjetër kjo strukturë ka shërbyer edhe si një platformë dialogimi midis qeverisë, biznesit dhe donatorëve, duke mundësuar në këtë mënyrë kanalizimin e duhur të ndihmës dhe zgjidhjes së problemeve të komunitetit të biznesit në kohë reale.
Komuniteti i biznesit ka zhvilluar përkatësisht tre mbledhje dhe sekretariati teknik i kësaj strukture ka mundësuar realizimin e detyrave të dala nga këto takime.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.