Duhani, foto të rënda në paketa – Manastirliu: Nga marsi 2022, paketimi pa logo duhet konsultuar
Paketa me foto të organeve të dëmtuar nga duhanpirja do të hidhen në tregun shqiptar nga marsi i vitit 2022. Gjatë diskutimeve në Kuvend të ndryshimeve ligjore në ligjin antiduhan, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu tha se data është dakordësuar në Komitetin Ndërsektorial per Mbrojtjen e Shëndetit nga Produktet e Duhanit, për t’i lënë kohë industrisë për të bërë ndryshimet.
Ndërkaq, sa i takon propozimit të deputetit Ilir Beqaj për futjen e paketimit të thjeshtë, pa logon e kompanive, Manastirliu tha se do të nevojiten diskutime të mëtejshme, pasi nuk është provuar që ky paketim ka ndikim në uljen e duhanpirjes.
Vendosja e fotove të rënda në paketimet e duhanit ka për qëllim uljen e numrit të duhanpirësve.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.