Durrësi fut në rikonstruksion “Shekspirin”! Hapet tenderi 4.1 milion
Bashkia e Durrësit ka shpallur tenderin 4.1 milionë lekë për rikonstruksionin e rrugës ‘Shekspiri’. Rruga që planifikohet të rikonstruktohet gjendet në territorin e Njësisë Administrative Nr.4, Bashkia Durrës.
Rruga e cila do të shtrohet me asfalt, paraqitet në gjendje të degraduar.
Data e dorëzimit të ofertave është 26 mars 2021.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.