E keni menduar ndonjëherë pse xhinset kanë gjithnjë zinxhir në vend të kopsave? Këto janë arsyet

Xhinset janë ndër produktet më të përdorura në çdo vend të botës. Në Amerikë vetëm këtë vit u shitën 450 milionë palë xhinse.
Megjithatë, edhe pse xhinset janë kaq të preferuara janë të paktë ata që e dinë pse të gjitha xhinset kanë gjithnjë zinxhir zinxhiri në vend të kopsave.
Arsyetimi për sa i përket kësaj është fare i thjeshtë. Zinxhiri është i thjeshtë, i rehatshëm, dhe jo shumë i kushtueshëm kështu ju nuk do të keni problem në veshjen apo zhveshjen e xhinseve tuaja, si dhe ndërrimin e tij në rast prishjeje.
Gjithashtu është një mënyrë e mirë që firmat e prodhimit të tyre të kursejnë para, sepse kopsat prej metali të vendosura në xhinse përmbajnë shumë më tepër material se sa një zinxhir i thjeshtë.
Po për vrimën e vogël që gjendet në fund të zinxhirit, e keni menduar ndonjëherë se çfarë funksioni mund të ketë përveç atij estetik?
Të gjithë e kanë provuar të paktën njëherë atë ndjesinë e frustruar që të krijohet kur zinxhiri ngec.
E pra, ajo vrimë përdoret në rast se ju keni nevojë për një forcë më të madhe për të ngritur apo ulur poshtë zinxhirin tuaj ju mund të përdorni vrimën e vogël që ndodhet në zinxhir.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.