Ecuria javore e kursit të këmbimit/ Dobësohen ndjeshëm Paundi britanik dhe Dollari amerikan. Nuk luhatet Euro

Monedha europiane ka shënuar një javë relativisht të qëndrueshme duke mos pasur luhatje të forta të vlerës teksa e ka mbyllur ditën e premte në kuotën e 123.78 lekë, referuar të dhënave të publikuara nga banka e Shqipërisë.
Paundi britanik ndërkaq ka pësuar një rënie të vazhdueshme përgjatë tërë kësaj javë duke humbur rreth një pikë që nga dita e hënë e deri dje kur është këmbyer me 138.47 lekë.
Edhe Dollari amerikan ka ndjekur një kurbë negative përgjatë periudhës së 23-27 nëntorit duke e nisur javën në nivelin e 104.22 lekë për të zbritur ditën e premte në vlerën e 103.85 lekë.
Franga zvicerane ka regjistruar zbritje të kuotës ditën e martë të mërkurë e të enjte për të rikuperuar më pas ditën e djeshme teksa me një rritje prej gati 0.5 pikë nga dita e enjte është këmbyer me 114.57 lekë sikurse edhe ditën e hënë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.