Ecuria javore e kursit të këmbimit valutor – Çfarë ka ndodhur me Euron, Paundin, Dollarin dhe Frangën gjatë kësaj jave?!

Periudha e 03-07 shkurtit ka qenë relativisht e qëndrueshme për monedhën europiane, e cila sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë e ka mbyllur javën në kuotën e 121.91 lekë sikurse edhe në fillim të saj.
Ndërkaq Paundi britanik ka regjistruar një rritje gjatë mesit të javës po më pas ka humbur sërish pikë duke e mbyllur këtë në nivelin e 143.87 lekëve.
Dollari amerikan ka ndjekur një linjë progresive këtë jave duke fituar gjatë kësaj periudhe 1 pikë dhe duke u këmbyer në fund të saj me 111.24 lekë.
Franga zvicerane vazhdon të qëndrojë e forte edhe këtë javë edhe pasi shënoi një rënie ditën e mërkurë është rritur sërish ditën e djeshme në vlerën e 114.02 lekëve.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.