Ecuria javore e kursit të këmbimit valutor – Paundi dhe Dollari shfaqen të paqëndrueshëm. Euro e mbyll javën pozitivisht

Kjo javë nuk ka regjistruar luhatje të ndjeshme për monedhën europiane e cila sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë është këmbyer ditën e djeshme me 122.80 lekë, me shumë pak diferencë nga fillimi i javës.
Ndërkaq shumë ndryshe ka qenë kjo javë për Paundin britanik i cili pas e nisi javën në kuotën e 141.63 lekëve humbi pothuajse 1 pikë ne mesin e saj duke rifituar sërish pikë ditën e premte teksa kapi nivelin e 141.16 lekë.
Dollari amerikan ka ndjekur një kurbë zbritëse përgjatë periudhës së 2-6 marsit, duke humbur pikë në vazhdueshmëri teksa është këmbyer ditën e premte me 108.65 lekë rreth 2 pikë më pak se sa në fillim të javës.
Ndërsa Franga zvicerane vazhdon të qëndroj e fortë me luhatje të lehta të vlerës edhe për këtë javë që lamë pas duke u këmbyer në fund të saj me 115.93 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.