Ecuria javore e kursit të këmbimit valutor – Si ka qenë kjo javë për monedhat e huaja?!

Monedha europiane ka regjistruar një javë relativisht të qetë duke mos shënuar lëvizje të ndjeshme të vlerës pasi e ka mbyllur këtë javë në kuotën e 122.21 lekëve vetëm 0.1 pikë më pak se në hyrje të javës.
Ndërkaq Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, Dollari amerikan ka ndjekur një linjë progresive gjatë periudhës së 17-21 shkurtit, duke e mbyllur javën në nivelin e 113.13 lekëve, me një rritje totale me rreth 0.4 pikë.
Paundi britanik ndërkaq vazhdon të jetë i paqëndrueshëm duke pësuar ulje/ngritje të vazhdueshme të vlerës. Në fund të kësaj jave është këmbyer me 146.12 lekë duke humbur 0.7 pikë nga fillimi i kësaj jave.
Franga zvicerane vazhdon të mbetet e forte në raport me monedhën vendase pasi e ka nisur javën ne vlerën e 114.8 lekëve dhe e ka mbyllur atë në kuotën e 115.22 lekëve.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.