Ecuria javore e tregut valutor/Javë e paqëndrueshme për valutat e huaja. Zhvlerësohen Euro, Paundi dhe Dollari
Kjo javë ka qenë e paqëndrueshme për valutat e huaja, duke regjistruar lëvizje të lehta përgjatë tërë periudhës së 9-14 qershorit. Monedha e eurozonës e ka mbyllur javën në vlerën e 121.96 lekëve, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë.
Ndërkaq Dollari Amerikan ka arritur në nivelin e 108.15 lekëve duke shënuar rënie dhe paqëndrueshmëri.
Paundi Britanik është dobësuar ndjeshëm duke e mbyllur këtë javë në kuotën e 136.79 lekëve. Ndërsa Franga Zvicerane ka pësuar luhatje të lehta duke arritur në vlerën e 108.67 lekëve.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.