Edhe Kosova vendos tarifë? Si e komentojnë ekspertët e ekonomisë vendosjen e tarifës për Durrës-Kukës
Ndërsa raporton lidhur me debatin publik që po ndodh në Shqipëri për tarifën e kalimit në rrugën Durrës-Kukës, radio “Evropa e Lirë” shkruan se edhe Kosova pritet të ndjekë shembullin e Shqipërisë duke vendosur një tarifë, po në një nivel më të ulët.
“Ndryshe, përveç tarifës rrugore që ka vendosur shteti i Shqipërisë edhe shteti i Kosovës pritet të vendosë një tarifë të tillë për pjesën e autostradës së Kosovës. Ministria e Infrastrukturës është në procedurë të fizibilitetit, por që është thënë se kjo tarifë do jetë simbolike dhe do përputhet me kushtet ekonomike të qytetarëve të Kosovës” shkruan EL.
E ndërsa analizon tarifën e vendosur, në artikull sillen komentet e ekspertëve të ekonomisë nga Kosova të cilët evidentojnë se ajo do të ketë impakt negativ në shkëmbimet ekonomike mes dy shteteve shqiptare.
Eksperti i çështjeve ekonomike, Naim Gashi tha për Radion “Evropa e Lirë” se tarifa rrugore do të reduktojë edhe më shumë vëllimin e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve. Ndërkohë, Berat Rukiqi nga Oda Ekonomike e Kosovës tha se do të duhej të kishte taksë, por ajo të jetë e arsyeshme, pasi tarifa e caktuar do të ketë ndikim negativ në aspektin ekonomik.
Artikulli original: https://www.evropaelire.org/a/tarifa-rrugore-qe-godet-ekonomine-/29140014.html
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.