Elton Haxhi: ”Shqipëria, më tërheqëse se rajoni në aspektin fiskal!”
I ftuar në ”Argument”, të hënën në mbrëmje për të diskutuar rreth problemeve të vendeve fqinje , ishte zëvendës Ministri i Ekonomisë dhe Financave z. Elton Haxhi. Ai deklaroi se për vitin 2018-2019 janë ndërmarrë disa iniciativa në turizëm dhe bujqësi , si dhe në teknologji duke sjellë lehtësira fiskale.
”Qeveria ka ndërmarrë një ulje të ndjeshme të barrës fiskale, hap i cili sjell një faktor për të tërhequr investitorët e huaj. Faktorë të rëndësishëm për vendosmërinë e investimeve të huaja mbetet fuqia punëtore dhe kualifikimi i duhur i tyre. Shqipëria nuk është më në fazën e investimeve me vlerë të ulët, sic janë fasonët apo call center, por po kalojmë në një sektor tjetër siç janë automativët.”– shprehet zv.ministri Haxhi.
Por edhe pse kemi ende probleme, duhet të themi, se jemi më tërheqës se rajoni në aspektin fiskal.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.