Energjia, bizneset do të rrisin çmimet – Shkodra: Nuk e përballojnë me të ardhurat e veta. Skenari tjetër është mbyllje e papunësi
Bizneset nuk do e përballojnë me të ardhurat e veta një rritje të çmimit të energjisë elektrike”. Kjo sipas një sondazhi të kryer nga Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë, pas shpalljes së krizës energjetike nga qeveria dhe mungesës së një pakete mbështetjeje.
Kreu i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, Arben Shkodra thotë se bizneset do të reagojnë në 2 forma, ku e para lidhet me pezullimin e aktivitetit çka do të rritë papunësisë, ndërsa tjera është rritja e çmimit të produkteve.
Në këto kushte, kreu i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë thotë se dialogu mes qeverisë dhe bizneseve është i domosdoshëm.
Pavarësisht se nuk ka ende një vendim përfundimtar, bizneset e mëdhenj pritet të përballen me një rritje të çmimit të energjisë elektrike. Aktualisht Operator ii Sistemit të Transmetimit dhe Operator ii Sistemit të Shpërndarjes kanë aplikuar për rritje të tarifave pranë Entit Rregullator të Energjisë. Ndërkohë që, ndonëse vendimi i takon Entit Rregullator të Energjisë, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nga rritja nuk do të preken vetëm abonentë familjarë dhe biznesi i vogël.
Ola Mitre / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.