Eurodeputeti McAllister për “Deutsche Welle”: Negociatat me Shqipërinë, ndoshta vitin e ardhshëm

Eurodeputeti David McAllister deklaron se ecuria e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor varet nga vetë vendet. Në një intervistë për gjermanen “Deutsche welle”, McAllister shprehet se BE është e gatshëme e me vullnet, megjithë problemet që ka, që t’i pranojë shtetet e Ballkanit Perëndimor.
“Në vitin 2013, kur Kroacia u bë anëtare e BE ne pamë se vende, që kanë bërë pjesë në ish-Jugosllavi, kanë mundësi që të anëtarësohen në BE. Mendimi im është se një vend, që mbështet vlerat tona dhe që kalon një proces shumë të ndërlikuar anëtarësimi, do të hyjë në BE, sapo të jetë me të vërtetë gati.
Pra në radhë të parë varet nga shtetet kandidate, si do të avancojnë punët. Ne po shohim përparime. Mali i Zi negocion për 20 nga 39 kapitujt e anëtarësimit. Serbia ka 10 kapituj të hapur. Po të eci gjithçka pa probleme, Shqipëria mund të nisë ndoshta vitin e ardhshëm bisedimet zyrtare të anëtarësimit. Tri shtetet e tjera, Maqedonia, Kosova dhe Bosnjë-Hercegovina janë pak më mbrapa, por kanë një perspektivë të mirë” thotë McAllister.
Për intervistën e plotë: Kliko këtu
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.