Facebook tashmë ju lejon të ‘fshihni’ përkohësisht postimet e miqve

Përdoruesit e Facebook tashmë mund të ndjekin dikë, por jodomosdoshmërisht do të jenë ‘të detyruar’ të shohin postimet e tyre, të paktën për një periudhë kohore prej një muaji.
Kështu, Facebook do t’ju lejojë përkohësisht t’i fshihni postimet e miqve nga News Feed –i juaj, të cilët nuk dëshironi t’i shikoni nëpërmjet funksionit të quajtur Snooze.
Por, kjo mund t’i kufizojë postimet vetëm për 30 ditë. Përdoruesit mund të ‘heshtin’ në një farë mënyrë të njerëzit, faqet apo edhe grupet.
Ata nuk do të njoftohen dhe veprimi mund të zhbëhet në çdo moment përgjatë 30 ditëve. Funksioni Snooze është një nga disa ndryshime të kohëve të fundit për të ndihmuar përdoruesit të përmirësojnë më mirë ‘ushqimet’ e tyre.
g.d/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.