Falsifikim dokumentesh dhe vjedhje të ardhurash – Arrestohet administratori, “në pranga” dhe aksionet e tij
Policia e qarkut Elbasan, pas një hetimi 1 vjeçar, ka arrestuar në mungesë shtetasin A. X., lindur dhe banues në Cërrik , për veprat penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Shpërdorim të kompetencave”.
Sipas njoftimit të policisë nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas është administrator i një shoqërie aksionere dhe ka falsifikuar dokumente të shoqërisë duke vjedhur të ardhurat e kësaj shoqërie në dëm të ortakëve të tjerë.
Me vendim të Gjykatës është vendosur sekuestro preventive e aksioneve që ky shtetas kishte në këtë kompani, sekuestro kjo e ekzekutuar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, vazhdon njoftimi.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.