Falsifikimi i parave, zyrë e posaçme – Hodaj: Monedhat false kryesisht të ardhura nga jashtë, fenomeni i reduktuar në vend
Komisioni Parlamentar i Sigurisë miratoi të martën Projektligjin që e bën Shqipërinë pjesë të Konventës Ndërkombëtare për luftën kundër falsifikimit të parave.
Sipas Zëvendësministrit të Brendshëm Julian Hodaj, përfshirja në konventë parashikon ngritjen e një zyre qendrore për këtë qëllim, e cila do të ndërveprojë me vendet e tjera për bashkërendimin e luftës për parandalimin dhe gjurmimin e parave të falsifikuara, evidentimin e shkeljeve dhe marrjen e masave të përbashkëta, duke respektuar legjislacionin kombëtar dhe ndërkombëtar në fuqi.
Hodaj raportoi përpara deputetëve të Komisionit se fenomeni është i reduktuar në Shqipëri dhe kryesisht i importuar nga vendet e huaja, që kanë mundësitë teknike për të kryer falsifikimet, Paralelisht me përfshirjen në Konventë, Prokuroria e Përgjithshme ka propozuar ashpërsim të dënimeve për falsifikimin e parave në vend.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.