Falsifikonin dokumente dhe pasaporta – Policia arreston 3 shtetas në Rinas
Policia e Shtetit njofton se Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas si rezultat i masave të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë kaluar për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë, shtetasit P. C, A. K, dhe E. H, të cilët do të udhëtonin me linjën ajrore, me destinacion “Bolonja”.
Sipas njoftimit gjatë kontrollit të ushtruar ndaj këtyre shtetasve, Policia gjeti dhe sekuestroi 3 letërnjoftimi italiane, 3 patenta italiane si dhe 3 dokumente shëndetësore italiane, të dyshuara të falsifikuara.
Sipas Policisë në vijim të veprimeve, u arrestuan në flagrancë shtetasit P. C., 25 vjeç, A. K., 19 vjeç dhe E. H., 22 vjeç, të tre banues në Tiranë, për veprat penale “Falsifikimit të letërnjoftimeve, të pasaportave ose të vizave” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, të kryera në bashkëpunim.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.