Familjet e përmbytura – Kontributi i biznesit, dorëzohen 40 ton ndihma
40 ton ndihma janë depozituar në Qendrën e Pritjes dhe Administrimit të Ndihmave, në mbështetje të familjeve të dëmtuara nga moti i keq pak ditë më parë. Nisma u ndërmor nga ‘Biznes Albania’, që iu përgjigj pozitivisht apelit të bërë 2 javë më parë nga Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato për solidarizimin e sipërmarrësve ndaj atyre familjeve që u prekën nga përmbytjet.
“Bashkëpunimi i zyrës time, i sipërmarrjes dhe i Ministrisë së Mbrojtjes do të jetë në vazhdim e sipër, për çdo nevojë që Ministria e Mbrojtjes do të ketë në menaxhimin e situatave të tilla emergjenta”.
“Biznesi shqiptar do të jetë gjtihmonë i gatshëm për të kontribuar. Jnaë njerëzit tanë që janë përmbytur, janë familjet tona, janë klientët tanë, janë konsumatorët tanë dhe ne do ti gjendemi atyre në këto ditë të vështira”.
Ministrja e Mrojtjes Olta Xhaçka, vlerësoi nismën dhe siguroi transparencë në shpërndarje, në të gjitha zonat e prekura nga përmbytjet.
“Unë dua t’ju siguroj që, ndihmat tuaja, kontributi juaj do të shpërndahet në mënyrë shumë transparente, bazuar mbi nevojat reale që njerëzit kanë. Bashkë me Forcat e Armatosura, ditë natë, jo vetëm ditët e para të emergjencës, po vazhdojmë të jemi sot, do të vazhdojmë të jemi deri në rimëkëmbjne e plotë të të gjithë atyre që kanë vuajtur pasojat.”
Shpërndarja e ndihmav do të nisë në ditët në vijim bazuar në kërkesat e ardhura nga pushteti vendor në zonat e prekura nga emergjencat në fillim të këtij muaji.
Ola Mitre/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.