Faturat e energjisë – Familjarët paguan 230 milionë USD në vitin 2016
Familjet shqiptare paguan në vitin 2016 rreth 230 milionë dollarë për faturat e energjisë. Të dhënat tregojnë se konsumi total për këtë kategori ishte më shumë se 2.5 milionë megavat/orë ndërkohë që çmimi që aplikohet për çdo kilovat është 9.5 lekë.
Muaji me konsumin më të lartë për vitin 2016 rezulton që të jetë dhjetori kurse ai me konsumin më të ulët qershori. Pesha e konsumit të familjarëve është kryesorja po të kemi parasysh kategoritë e tjera që furnizohen me energji nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.
Kjo e fundit gjatë vitit 2016 shiti në total 4.6 milionë megavat/orë energji duke e ndarë atë me bizneset që kanë marrë 1.5 milionë kwh, klientët jo buxhetorë 292 mijë megavat/orë dhe klientët buxhetorë 210 mijë megavat/orë.
Këtu nuk përfshihet energjie për nevojat e vetë OSHEE dhe klientët e lidhur në tension të lartë. Treguesit reflektojnë dy aspekte të sektorit që tashmë njihen, që janë varësia e madhe e familjeve tek energjia eklektike dhe diversifikimi në nivel minimal për burime të tjera.
OSHEE i shiti:
Klientëve jobuxhetorë 292 mijë mwh
Klientëve buxhetorë 210 mijë mwh
Klientëve privatë 1.5 milionë mwh
Klientëve familjarë 2.5 milionë mwh
Nertila Maho/RTV SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.