Festat e fundvitit – Ahmetaj: Mbështetje sociale për moshën e tretë

Mbështetja social është prioritet për qeverinë dhe nuk do të mungojë asnjëherë. Kështu u shpreh gjatë një vizite në Shtëpinë e të Moshuarve në Tiranë, Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj. Sipas tij qeveria e ka mbështetur këtë kategori sociale me rritje pensionesh, por edhe më paketa solidariteti në fund të vitit.
“Ditët e festive janë ditë reflektimi për një solidaritet me të gjithë njerëzit në nevojë, e sidomos me moshën e tretë. Shteti ka bërë të mundur që ju të jeni bashkë, shteti ka bërë të mundur që në ditë festash ju të gëzoni sit ë gjithë ne e prindërit tanë. Festat janë moment solidariteti. Pra, nuk është se erdhëm një ditë dhe nuk u kujdesëm asnjë ditë. Përkundrazi, kujdesemi përditë duke menduar për rritjen e pensioneve, duke ofruar paketa solidariteti, duke investuar në këto shpi të moshuarish dhe sot vijmë për të kaluar një çast bashkë edhe në le të themi në një shenjë vlerësimi dhe kujdesi ndaj moshës së tretë.”
Paketa e solidaritetit e miratuar në fillim të këtij muaji përfshin shpërblim për 650 mijë pensionistë të cilët marrin 3 mijë lekë. Ndërkohë një vit më parë vlera e shpërblimit për pensionistët ishte 6 mijë lekë, pra dyfishi i këtij viti.
Violeta Shqalsi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.