[Foto/Video] Si po organizohet protesta e opozitës – Nis marshimi drejt kryeministrisë
Protestuesit e opozitës kanë nisur marshimin drejt kryeministrisë, ashtu siç ishte njoftuar edhe më herët nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Forca të shumta policore janë angazhuar për të vëzhguar mbarëvajtjen e protestës së thirrur tashmë prej disa javësh nga opozita. Po ashtu, janë në gatishmëri edhe efektivë të forcave të RENEA-s të cilat mund të ndërhyjnë vetëm me urdhër të Drejtorisë së Policisë.
Nga pamjet, disa prej protestuesve janë shfaqur të veshur me jelekë të verdhë. Ndërkohë, kryeministri Edi Rama aktualisht ndodhet në qytetin e Vlorës në kuadër të takimeve publike të turit “Bashkia që duam.”
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.