FOTOT/ Burgu më “human” i sigurisë së lartë në botë, ja ku ndodhet – “E çuditshme”, veprimet që u lejohen të dënuarve…

Publikohen kushtesh në burgjet e sigurisë së lartë në Norvegji. Sipas mediave, Norvegjia ka një koncept tjetër për drejtësinë penale, krahasuar me vendet e tjera.
Konkretisht, burgu Halden në Norvegji është teknikisht një burg i sigurisë së lartë dhe është më afër rendit, se sa përjashtimit.
I hapur në vitin 2010, burgu Halden është quajtur burgu më human në botë, pavarësisht nga statusi zyrtar për “siguri maksimale”.
Ngjitja deri te porta do të na bënte të mendonim se ishte një burg i zakonshëm me siguri maksimale dhe me siguri të fortë, por nuk ndodh ashtu….
Ky burg është projektuar nga arkitekti Erik Møller dhe është i rrethuar nga pemët dhe kopshti me bar, ndërkohë që të burgosurit kanë qasje të mjaftueshme në dritare për të vështruar natyrën.
Ka dyer druri me doreza dhe dritare, jo dyer metali që lejojnë pak dritë. Qelitë duken më shumë si dhoma gjumi për studentët e një kolegji, se sa për të dënuarit.
“Të burgosurit gatuajnë darkë dhe hanë së bashku. Ata mund të blejnë fruta të freskëta nga komisari i burgut. U lejohet të shoqërohen dhe të luajnë me video-lojëra apo të shikojnë DVD. Të burgosurit gjithashtu kanë fusha basketbolli. Kanë mundësi të ndjekin ritualet fetare është krijuar një hapësirë për t’u lutur, madje udhëheqës fetarë lokalë drejtojnë sesione të adhurimit, e pazakontë në mjediset e sigurisë së lartë”, shkruajnë mediat.
os.de/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.