‘Fryrja’ e hidrocentraleve të mëdha të vendit, KESH informon për shkarkimet që po bëhen nga Komani dhe Vau i Dejës!
Korporata Elektroenergjitike informon se po vijon të monitorojë nivelin e ujërave si dhe prurjet në kaskadën e lumit Drin.
Sipas KESH, situata mbetet në kontroll të plotë dhe niveli i liqeneve ( ora 08.00) paraqitet si më poshtë:
Fierza 285.30 m
Komani 173.58m
Vau i Dejës 74.97 m
Prodhimi vijon të jetë me kapacitet të plotë në HEC Koman dhe HEC Vau i Dejës. Prurjet natyrore totale në kaskadë për momentin janë 3460 m3/s
Shkarkimet nga HEC Vau i Dejës janë në sasinë 500m3/s, ose sa 27% e prurjeve totale në kaskadë, ndërsa në HEC Koman shkarkimet nga portat për momentin janë 400 m3/s.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.