Fushata zgjedhore – Basha thërret Ramën në debat televiziv
Dibra ka qenë destinacioni i radhës ku kreu i opozitës Lulzim Basha ka hapur fushatën. Në fjalën e tij Basha u ka kërkuar qytetarëve të Dibrës që të votojnë për ata që do të mbajnë premtimet dhe jo për kundërshtarin e tyre. Sipas Bashës dibranët nuk mund të votojnë përsëri për Ramën, i cili për katër vite me radhë nuk e mbajti premtimin për ndërtimin e rrugës së Arbrit.
Më tej kreu i opozitës ka përsëritur për herë të dytë thirrjen ndaj kryeministrit aktual për një debat televiziv ku do të përballin platformat por edhe strategjitë politike të secilit kamp.
Dibranët datën 29 maj do ta mbajnë në kujtesë si një ditë të ngjeshur me aktivitete politike pasi edhe kreu i socialistëve ka zgjedhur këtë datë për të shpalosë programin e tij elektoral.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.