Gara e emrave në Tiranë/ Në kutitë e para për PS kryeson Fatmir Xhafaj i 23-i, për PD-në Orjela Nebiaj e 18-a

Deri më tani, në Tiranë janë numëruar votat e kandidatëve në 4 qendra votimi nga 1 mijë e 243 në total.
Nga Partia Socialiste rezulton se në vend të parë deri tani është Fatmir Xhafa i renditur i 23-i në listë, i ndjekur nga kandidati Ornaldo Rakipi i renditur i 30-i.
Sa i përket Partisë Demokratike, deri tani më e votuara rezulton kandidatja më numër 18 Orjela Nebiaj, ndjekur nga Agron Shehaj
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.