Gjiknuri: Porti i Shëngjinit do të ketë një program të ri transformimi

Porti i Shëngjinit do të mund të ketë një program të ri transformimi. Lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, i cili monitoroi sot nga afër ambientet e këtij porti.
Sipas tij, ky program do të mundësojë zgjerimin e shërbimeve si dhe rritjen përfitimeve ekonomike jo vetëm në zonën në të cilën ndodhet, por edhe për ekonominë në të gjithë vendin.
“Pas një analize serioze dhe nxjerrjes së përgjegjësive për mënyrën se si është menaxhuar në vitet e shkuara, ky port do mund të ketë një program të ri transformimi që do mundësojë zgjerimin e shërbimeve dhe rritjen e përfitimeve ekonomike për zonën por dhe ekonominë kombëtare në tërësi.”
Ai shtoi më tej se ky port mbart një potencial të jashtëzakonshëm për zhvillimin ekonomik të Qarkut të Lezhës.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.