Gjykata urdhëron dentistin të paguajë nënën – Arsyeja: E rriti dhe financoi edukimin e tij

Gjykata më e lartë e Tajvanit ka urdhëruar një dentist të paguajë nënën e tij rreth 554,000 funte si rimbursim për paratë që ajo e shpenzonte për ta rritur dhe edukuar atë.
Gjykata e lartë mbështeti një vendim të mëparshëm që 41-vjeçari, i identifikuar me emrin Chu, duhet të respektojë një kontratë që ai nënshkroi me nënën e tij 20 vjet më parë duke premtuar se do ta shpërblejë atë.
Paditësja, e quajtur Lo, u divorcua nga bashkëshorti i saj në vitin 1990 dhe i rriti dy djemtë e saj e vetme.
Të shqetësuar se askush nuk do të kujdeset për të kur ajo të plaket, Lo nënshkroi kontratat me djemtë e saj pasi ata të dy arritën moshën 20 vjeç, ku në të parashikohej që ata duhet t’i paguanin 60 për qind të fitimit neto nga të ardhurat e tyre.
Gjykata supreme tha se kontrata ishte e vlefshme pasi Chu ishte një i rritur kur e nënshkroi atë dhe se si dentist ai ishte i aftë të shlyente shumë e paraqitur në kontratë për nënën e tij. Ai e urdhëroi atë të paguante 22.33 milion dollarë.
Ajo ngriti padinë tetë vjet më parë kur ata refuzuan të zbatonin kontratat. Djali më i madh pagoi asaj 2 milionë dollarë për të zgjidhur çështjen.
Ndërkohë, djali i vogël pohoi se kontrata shkelte “zakonet e mira”, të tilla si rritja e një fëmije nuk duhet të matet në aspektin financiar dhe ndaj dolën kundër nënës së tyre në gjykatë.
Ajo apeloi deri në Gjykatën e Lartë pasi gjykatat më të ulëta vendosën në favor të djalit të saj.
Rastet e abuzimit dhe braktisjes së shtetasve të moshuar kanë qenë në rritje në Tajvan në vitet e fundit, duke bërë thirrje për një ligj për të burgosur të rriturit të cilët nuk kujdesen prindërit e tyre të moshuar.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.