“Google Assistant” rol kryesor në makinat e gjeneratës së ardhshme të Volvo-s
Ditën e hënë, Volvo Cars përpara konferencës për zhvilluesit e I / O të Google-it se do të integrojë Google Assistant, Google Play Store, Google Maps si dhe shërbime të tjera Google në sistemin e gjeneratës së ardhshme Sensus.
“Partneriteti i synuar i makinave “Volvo” me Google do të përmirësojë edhe më tej mënyrën se si konsumatorët Volvo angazhohen dhe bashkëveprojnë me makinat e tyre”, tha kompania në një deklaratë.
Aplikacionet dhe shërbimet e zhvilluara nga Google dhe Volvo janë instaluar në makinë, dhe mijëra aplikacione shtesë janë në dispozicion përmes Dyqanit të Google Play që është optimizuar dhe përshtatur për sistemin e makinave.
Ndihmësi i Google ofron një ndërfaqe qendrore të zërit për makinën që u lejon shoferëve të kontrollojnë funksione në makinë si ajër te kondicionuar dhe të përdorin aplikacione për të luajtur muzikë dhe për të dërguar mesazhe.
Ky integrim kontribuon, duke i ndihmuar shoferët të mbajnë sytë në rrugë gjatë gjithë kohës, pasi mund të komandojnë gjithçka nëpërmjet zërit.
Njoftimi i ditës së sotme bazohet në marrëdhëniet strategjike midis “Volvo Cars” dhe “Google”, e cila filloi në 2017, kur Volvo njoftoi gjeneratën e re të sistemit të saj “infotainment” do të bazohet në platformën Android të Google, tha kompania.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.