Google Chrome bllokon reklamat, në 15 shkurt fillon procesi
Gjatë muajit, Qershor Google bëri të ditur se Chrome do të ndalonte shfaqjen e reklamave, përfshirë këtu edhe ato në pronësi të google apo të servirura prej tij.
Kompania tashmë ka nxjerrë një datë zyrtare, bllokuesi i reklamave të Chrome do të fillojë të funksionojë më 15 Shkurt 2018.
Kjo datë nuk është e lidhur me debutimin e një versioni specifik të Chrome.
Chrome 64 mbërrin më 23 Janar ndërsa Chrome 65 është planifikuar të nisë më 6 Mars.
Këtë vit Google ju bashkua Koalicionit për Reklama më të Mira, një grup i cili ofron standarde specifike për mënyrën se si industria mund të përmirësojë reklamat për konsumatorët.
Google do të njoftojë uebsajtet të cilat përmbajnë reklama “të këqija” përmes Ad Experience Report.
Faqet të cilat nuk përmbushin standardet brenda 30 ditësh do tu bllokohen reklamat nga Google.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.