Grantet e peshkimit të financuara nga BE – Çuçi: Aplikimet do të nisin nga sot deri më 30 janar 2021
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka publikuar njoftimin mbi aplikimet për grantet e peshkimit, të financuara nga Bashkimi Europian.
“Sot hapen aplikimet për grante të financuara nga Bashkimi Europian për investime që modernizojnë flotën shqiptare të peshkimit, që përmirësojnë kushtet e sigurisë në det, ruajtjen dhe trajtimin e produktit si dhe mbrojtjen e mjedisit,” njofton Çuçi.
Çuçi u bën thirrje të gjithë individëve dhe kompanive që ushtrojnë aktivitet në fushën e peshkimit detar të aplikojnë deri më datë 31 janar 2021 dhe për më shumë informacion vizitoni faqen www.fishingblue.eu .
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.