“Gratë, paqja dhe siguria” – Çupi: Jemi shoqëri e dhunshme dhe inferiore, ndërhyrje që në kurrikula

Ndërhyrja që në kurrikulat e arsimit fillor, sipas Kryetares së Aleancës së Grave Deputete, Dhurata Çupi , do të sjellë një ndryshim në shoqërinë shqiptare sa i takon luftës ndaj fenomenit të dhunës ndaj gruas.
Gjatë një takimi të zhvilluar me shoqatat e shoqërisë civile, Çupi nënvizoi se pavarësisht ekzistencës së ligjeve ato nuk zbatohen .Çupi u ndal në rritjen e rolit të gruas në nivel përfaqësimi, duke e quajtur arritje përfaqësimin në nivel 50% në këshillat bashkiak.
Sipas raportit të këshillit të lartë të drejtësisë, vitin e fundit janë regjistruar në gjykatë rreth 6700 ankesa nga gratë vetëm për dhunë fizike sipas Kryetarja e Aleancës së Grave deputete, problem në shumicën e rasteve mbetet inferioriteti .
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.